AKTUALITET

Prokuroria kërkon burg për 5 protestuesit dhe për personin që qëlloi Ramën me këpucë

17:19 - 23.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuoria ka kërkuar dënim me burg për 5 personat e arrestuar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar para Kuvendit nga banorët e Unazës së Re kundër projektit që prek banesat e tyre.




Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për; Amarildo Sinanaj, Shpati Bibilaj, Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci dhe  Marsel Velillari.

Mbi protestuesit e arrestuar rëndojnë akuzat “plagosje e rëndë me dashje”, “Pjesëmarrje në manifestime të paligjshme”.

Ndërkohë arrest me burg është kërkuar dhe për Dorjan Protoduari, cili qëlloi më këpucë në Drejtim të kryeministrit Edi Rama, e cila u devijua nga punonjësi i sigurisë.

Pas kësaj ngjarje Protoduari u shoqërua nga forcat e policisë, ndërsa pritet dhe dënimi me burg i tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.