AKTUALITET

Rrëshqitje gurësh, bllokohet aksin Levan-Tepelenë

09:10 - 23.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksi rrugor Levan-Tepelenë është i pakalueshëm. Reshjet intensive të shiut përgjatë natës kanë shkaktuar bllokimin e këtij aksi, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi gurësh. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar bllokimi i rrugës ka ndodhur pranë Poçemit.




ARRSH thotë se kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë vlerësimin e situatës dhe për të marrë masa për zhbllokimin e rrugës.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve është devijuar duke përdorur rrugën e vjetër të Ballshit, në bashkëpunim me Policinë Rrugore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.