Kryesore

Unaza e Re, Basha: Vjedhje me ligj, 2 mijë euro për centimetër

13:13 - 23.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më tepër se mbrojtjen e atyre banorëve që protestojnë Lulzim Basha tha se projekti i Unazës së Re është një vjedhje e hapur. Në një konferencë për mediat kryedemokrati deklaroi se faktet dhe e vërteta tregojnë se kjo është një tragjedi dhe vijë e kuqe që kërcënon fatin e çdo shqiptari dhe vatrat e tyre.




“Rama shpreson se do ia hedhë me mashtrime për të mbushur xhepat e tij dhe të ortakëve. Është vjedhje e hapur, është negociuar nga Rama. Vjedhja bëhet nga rrëmbimi i taksave dhe pronave të 1 mijë familjeve. Çdo ligj është shkelur. 40 mln euro vjedhje, 2 mijë euro për centimetër. E gjithë skema e prokurimit është korruptive, një projekt i pakërkuar është marrë nga ARRSH dhe gjoja ka hapur tender dhe pastaj janë futur tre operatorë, i katërt është kompania vëllezërit Hysa për të përligjur konkurrencën ndërsa më pas saboton garën dhe mbetet oferta më e lartë, njëra e regjistruar në parajsat fiskale dhe që ka qenë në sekuestro. Është shkelur ligji i prokurimeve”, deklaroi Basha.

Një mesazh Basha  e pati dhe për ndërkombëtarët:  Kam një pyetje edhe për organizata ndërkombëtare që lejojnë vjedhjen e hapur. Ku jeni? Për çfarë jeni këtu? Për të bërë pasarela dhe për të pirë verën shqiptare. Vjedhja është e hapur”.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor në një njoftim për mediat, ka bërë publike koston e të gjithë projektit të ndarë sipas loteve që do të ndërtohet nga tre kompani.

ARRSH thotë se pretendimi i opozitës se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë është i pavërtetë pasi projekti përfshin: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit “Kategoria F”; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri.

Ndërsa sa i takon investimit, ARRSH shpjegon përmes një tabele se 75% të totalit të kostos e zënë mbikalimet dhe nënkalimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.