OPINION

Dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë rënien e tij!

07:30 - 24.11.18 Luan Rama
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjuha e urrejtjes dhe e përçmimit ndaj shqiptarëve të ardhur prej viseve të veriut të Shqipërisë e që me apo pa leje, de facto janë bërë banorë të Tiranës, etiketimi i tyre “shpellarë” apo “malokë” dhe përpjekja djallëzore për t’i vënë ata në konflikt me banorët e tjerë vendës apo të ardhur më herët tek Unaza e Re apo edhe gjetiu në Tiranë, është shprehja me e qartë e filozofisë armiqësore dhe selektive të kryeministrit ndaj një pjese të popullsisë së vendit të vet.
Prej kësaj gjuhe dhe filozofie urrejtjeje buron dhe ushqehet dhuna e pushtetit që përdor shtetin për interesa korruptive.
Por, kryeministri duhet ta ketë mirë të qartë një gjë: dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë humbjen dhe rënien e tij.
Banorët e Unazës së Re nuk kanë se çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë e ata nuk janë prej atyre që i tuten apo i tremben dhunës!
Prandaj, dialogu me ta e jo dhuna, transparenca dhe jo imponimi janë e vetmja mundësi që ka kryeministri ta shpëtojë veten prej turpërimit dhe humbjes prej dhunës, që vetë e provokoi dhe e nisi i pari.
Urrejtja ndaj fqinjit, ndaj tjetrit a cilitdo qoftë; i pasur a i varfër, malësor, fusharak, lab a qytetar, besimtar në qoftë ose jo, është një prej Dhjetë Ndalimeve, që nga Libri i Moisiut.
Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit, e kush ka sado pak mend në kokë, nuk shkon me forcë e as përdor dhunën kundër të zotit të shtëpisë, se nuk preket me dorë baba para fëmijëve e as fëmijët në sy të babës!




 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ti psikopat i LSI(parti hije) qe e ben boten arab.
    Ne c’vend te botes mund te thuash:
    ME LEJE PALEJE,ME LIGJ PALIGJ!
    Budalla shtetin e komandon paketa e ligjeve.
    Ligjet jane ligje.Ti jeton ne kohen e tanzimatit. Edi s’pjerdh nga ju injorante.

    Përgjigju ↓