LIFE STYLE

E mbushur me diamantë, grabitet kurora e famshme e dukeshës

15:18 - 24.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa persona kanë hyrë në një shtëpi historike aristokratike angleze, ku kanë vjedhur bizhuteri me vlera marramendëse.




BBC raporton se një bandë e vogël ka arritur që të depërtojë dhe të vjedhë kurorën e mbushur me diamantë, e të ashtuquajturës Tiara Portland.

Goditja ndodhi në Welbeck Estate, në Worksop, në qarkun e Nottinghamshire.

Autorët arritën të thyenin xhamin e blinduar dhe të kapnin kurorën e famshme, që përdorej nga Winifred, dukesha e Portlandit, në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Edward VII, i cili ia pasoi fronin britanik Mbretëreshës Viktoria në vitin 1902.

Sipas disa ekspertëve, kriminelët mund të shkatërrojnë xhevahirin prej ari dhe argjendi, për t’i shitur diamantet veç e veç. Vetëm diamanti qendror, vlen disa milionë paund. Policia East Midlands beson se ata kanë gjetur makinën që u përdor nga banda për të arritur objektivin, një Audi 5S, i braktisur dhe i djegur në Blidworth.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.