SHËNDET

Ju kompleksojnë strijat? Ja zgjidhja

14:18 - 24.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Strijat janë një problem i zakonshëm tek femrat, por tek disa është janë tepër stresuese. Ato shkaktohen nga humbja e shpejtë e peshës ose shtimi në peshë, stërvitje e tepruar, ndryshime hormonale apo shtatzëni.




Ato janë gjithashtu të vështira për tu hequr ose të pamundura, megjithatë ekzistojnë disa mënyra natyrale dhe efektive sipas dermatologëve.

E bardha e vezës

Të bardhat e vezëve janë të pasura me 40 proteina të ndryshme, si vitamina A dhe kolagjeni të cilat mund të bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj. Përzieni dy të bardhat e vezëve dhe me pas i aplikoni tek strijat. I shpëlani me ujë sapo ato të thahen. Në fund aplikoni edhe pak vaj ulliri.

Sheqeri

Sheqeri i papërpunuar mund të zvogëlojë pamjen e shenjave tuaja të strijave. Përziheni një lugë sheqer me një sasi të vogël të vajit të bajames dhe disa pika lëng limoni, pastaj aplikoni përzierjen tek strijat. E mbani 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Lëngu i patates

Patatet janë të pasura me vitamina dhe minerale të tilla si vitamina B dhe C, kalium, magnez, kalcium, zink dhe fosfor, të cilat mund të stimulojnë rritjen e qelizave të lëkurës. Vetëm prisni një patate në feta të trasha, pastaj i lini të qëndrojnë tek strijat për 5-10 minuta. Më pas i shpëlani me ujë të ngrohtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.