LIFE STYLE

Shteti që shpenzoj më shumë para për dhurata për Krishtlindjet

16:38 - 24.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Krishtlindjet po afrojnë dhe tashmë përgatitjet kanë nisur. Vitrinat e dyqaneve kanë ekspozuar shumëllojshmërinë e produkteve festive, ndërsa reklamat e Krishtlindjeve po shfaqen në ekran dita-ditës.




Por sa, për çfarë, ku dhe kur do t’i shpenzojnë konsumatorët paratë e tyre këtë Krishtlindje?

Sipas sondazhit “Deloitte Christmas 2018”, ku janë anketuar 9.169 konsumatorë në 10 vende evropiane, rezulton se janë britanikët ata që do të shpenzojnë më shumë për Krishtlindje.

Qytetarët britanikë, pritet të shpenzojnë 42% me shumë se mesatarja europiane prej 451 euro, duke kapur shifrën prej 639 euro.

Sipas sondazhit të Deloitte, Britania e Madhe është tregu më i madh i shpenzimeve në Evropë, duke lënë pas Spanjën, Austrinë dhe Italinë.

Por krahasuar me një vit më parë, britanikët do të tregohen të kujdesshëm me shpenzimet, duke kaluar vetëm 1 % më shumë.

Më shumë se gjysma e shpenzimeve, do të shkojë për dhurata, pasuar nga ushqimet, pijet, argëtimi dhe udhëtimet.

53% e britanikëve preferojnë t’I bëjnë blerjet nëpër dyqane, duke përfituar kënaqësinë e momentit, ndërsa 42% e tyre, do të zgjedhin blerjet online, krahasuar me mesatraren evropiane prej 31 %.

Vendi i katërt që renditet mes shteteve që shpenzojnë më shumë është Italia, ku dhuratat do të zënë vendin kryesor, pasuar me prodhimet ushqimore dhe aktivitetet rekreative për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Italianët do të shpenzojnë para edhe për udhëtime. Këtë vit, pritet po ashtu që të ketë një bum të tregtisë eletronike, me rritjen prej 14 % të tregtisë online.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.