SHËNDET

Vitamina D ndikon në jetën tuaj seksuale?

12:52 - 24.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një hulumtimi i ri i shkencëtarëve nga Italia tregon se nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojë negativisht në ereksion. Në studim morën pjesë 143 meshkuj të cilët vuanin nga disfunksioni erektil, por jo në të njëjtën masë.




Shkencëtarët i studiuan shprehitë e tyre të jetesës dhe i matën nivelet e vitaminës D në gjak. Kur i analizuan rezultatet, ata erdhën në përfundim se 50% e pjesëmarrësve vuanin nga mungesa e vitaminës D.

Sa më të ulëta që i kishin pjesëmarrësit nivelet e vitaminës D, aq më i madh ishte problemi me disfunksionin erektil. Meshkujt me disfunksion erektil të rëndë kishin madje 24% më pak vitaminë D, në krahasim me meshkujt me formë të butë të disfunksionit erektil.

“Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se vitamina D është thelbësore për mirëmbajtjen e një numri të proceseve trupore, ndërsa ky hulumtim e konfirmon këtë,” tha studiuesja kryesore, prof. Alessandra Barassi.

Vitamina D e përmirëson funksionimin e enëve të gjakut dhe qarkullimin e gjakut, dhe kështu ka një efekt pozitiv në funksionin erektil.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.