LIFE STYLE

Humbi prindërit dhe motrën, Manjola takohet me xhaxhain pas 13 vitesh

14:32 - 25.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thonë se koha nuk shëron asgjë por na mëson neve të jetojmë me dhimbjen. Mesa duket kjo thënie, i përshtatet historisë së zotit Bajram si edhe mbesës së tij Manjolës.




Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, te “E diela Shqiptare” ishte Merita, e cila kishte thirrur babain për ti bërë një surprizë që të takohet me mbesën e tij.

Manjola, e cila ka humbur prindërit në moshë shumë të vogël dhe më pas motrën është rritur me dashurinë e gjyshërve nga ana e mamit dhe dajon e saj, e për shumë vite i ka humbur kontaktet me xhaxhain dhe hallën.

“ Babai im e ka një peng. Ai ka pasur një vëllai i cili i ka vdekur, si dhe ka dhe një motër. Xhaxhai është martuar dhe ka bërë dy vajza. Në moshë të re i vdes nusja dhe i le dy vajzat, njëra 6 vjeç dhe tjetra 1 vjeç e gjysmë. Ato mbetën jetime dhe xhaxhai detyrohet të martohet përsëri dhe merr një grua tjetër me dy vajza më të rritura. Nuk zgjat shumë martesa dhe xhaxhai im vdes, nga një sëmundje e papritur. Vajzat ngelen jetime dhe babai im donte ti merrte, por ne ishim shumë fëmijë”, u shpreh Merita.

Merita tregoi se Klodiana mund të ishte 10-11 vjeçe, kurse Manjola ishte më e vogël kur mbetën jetime dhe më pas i morën gjyshërit nga ana e mamasë. Ato u rritën e u martuan, por fatkeqësisht në moshë të re Klodiana ndërroi jetë.

“Klodianës në moshë të re ju shfaq një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetën në moshën 29 vjeçare. La 3 fëmijë të vegjël. Babai shkonte shpesh tek Manjola. Unë herën e fundit që e kam takuar Manjolën nuk e njoh, pasi kam 13 vite që nuk e kam parë dhe nëse e shoh në rrugë nuk e njoh. Manjola është amaneti i babait tim”, rrëfeu Merita.

Ajo tregoi se para pak ditësh babai i saj bëri 70 vjeç dhe donte ti bënte një surprizë Manjolës. Që të takohemi dhe ajo ta dijë që ka shumë kushërinj që e duan dhe presin ta njohim.

Manjola e cila ishte ne studio që në fillim të programit vjen nga studio, pa e ditur zoti Bajram dhe zonja Mertia. Ajo thërret xhaxhi dhe përqafohet me të si dhe me vajzën e xhaxhait, Meritën.

E pyetur nga Arditi nëse është e lumtur, Manjola u shpreh: Pak. Gjithë këto vite ne prisnim dashurinë e tyre. Njerëzit që më kanë rritur, daja nuk ka thënë kurrë që të mos vinte xhaxhai. Daja dhe nusja e tij më kanë rritur, më kanë martuar. Xhaxhai ka ardhur vetëm njëherë dhe halla. Ata nuk më kanë dhënë aq dashuri. Unë isha e vogël dhe nuk i njihja. Kam qenë në Sarandë vetëm një herë dhe halla vetëm një herë ka ardhur.

Edhe pse Manjola kishte hatërmbjetje, ajo ka mundur të takohet me familjarët e saj pas 13 vitesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.