AKTUALITET

Lirohen protestuesit e Unazës së Re

13:06 - 25.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë lënë të lirë 10 nga 11 protestuesit e ndaluar, pas protestës që u bë para Kuvendit nga banorët e Unazës së Re.
Në burg është lënë vetëm Dorjan Protoduari, i cili u arrestua në Spitalin e Traumës pak përpara se të bënte vizitën kryeministri Edi Rama.




Familjarët e protestuesve nuk janë lejuar të futen në sallën e gjyqit, por janë mbledhur jashtë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, duke protestuar për lirimin e të afërmve të tyre.

Mediat u lejuan vetëm për pak minuta në fillim, më pas seanca ka vijuar me dyer të mbyllura. Policia e Tiranës, ndërkohë, kishte marrë masa shumë të rrepta sigurie, për shkak të informacioneve se mund të kishte përpjekje për cënim të seancës gjyqësore.

Për shkak të masave për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në sallë pati edhe një përplasje fizike fillimisht mes deputetëve të opozitës dhe policisë. Pas mbarimit të seancës deputetët e opozitës deklaruan se shtëpinë në zonën e Astirit do të mbrohen dhe me gjak.

Para gjykatës pritet të dalë të hënën edhe 18-vjeçari Daniel Drobaj, i cili akuzohet si personi që hodhi kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë, duke dëmtuar rëndë efektiven Ina Nuka. Gjatë protestës të së enjtes mbetën të plagosur 15 punonjës policie edhe 3 protestues. Policja Nuka u transferua për mjekim të specializuar në një spital të Turqisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.