LIFE STYLE

Femrat që synojnë të bëjnë karrierë i tërheqin më pak meshkujt

16:42 - 26.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Femrat të cilat i janë përkushtuar tërësisht karrierës kanë jetë dukshëm më të keqe dashurore nga ato të cilat nuk janë të përqendruara aq shumë në punë.




Këtë e ka konstatuar hulumtimi më i ri në Britaninë e Madhe, ku meshkujt kanë vlerësuar joshjen e fytyrave femërore.

Ka rezultuar që meshkujt i tërheqin më pak femrat të cilat më parë është përcaktuar që në organizëm kanë tepricë niveli të kortizolit, përkatësisht hormonin e stresit.

Ekspertët për këtë kanë shpjegim të thjeshtë, stresi ndikon keq në shëndet, e ku ky ndikim i keq është i pashmangshëm dhe mund të lexohet në fytyrë.

Veç kësaj, gjendja e keqe shëndetësore nënkupton edhe sterilitetin potencial, gjë që regjistrohet instinktivisht, sepse meshkujt janë të programuar ashtu biologjikisht që i tërheqin femrat e shëndetshme, të cilat mund t’u dhurojnë trashëgimtarë.

Shkencëtarët theksojnë që femrat të cilave segmenti kryesor jetësor është karriera, vazhdimisht i janë të ekspozuara stresit të madh, andaj organizmi i tyre liron sasi të mëdha kortizoli dhe i bën më pak tërheqëse për meshkujt.

Gjithashtu, femrat e tilla nuk kanë kohë për takime dhe njohje me meshkuj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.