POLITIKË

“Kush i thotë Hashim Thaçit tradhtar, është gomar”

12:32 - 26.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Hashim Thaçi është Presidenti i Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhtar, është gomar. Të tjerat pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm, këtu është çështja që ne të gjejmë rrugën e duhur që shqiptarët të jenë bashkë, jo me fjalime por në realitet. Që ajo shqiponja dykrenare të jetë një. Shqipëria dhe Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe çdo aspekt”.




Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovë –Shqipëri në Pejë.

Shefi i qeverisë shqiptare nuk ka preferuar që të shprehet pro apo kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por i ka dalë në krah Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka qenë i pari që hodhi idenë e korrigjimit të kufijve.

Ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se është kundër ndryshimit të kufijve, duke mbrojtur kështu integritetin territorial të vendit.

“Asnjë metër e Kosovës nuk merret më. Kjo është tokë e larë me gjak. 17 Shkurti nuk preket më. Kur është gati Serbia të na njohë, mirësevjen. Nëse nuk na njeh, ne nuk mërzitemi. Nuk presim nga të tjerët. Ne do t’i kryejmë punët tona. Është gabim të mendohet në zgjidhje territoriale mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse dikujt nuk i pëlqejnë kufijtë në Ballkan, u takon shqiptarëve që të kenë pretendime”, deklaroi Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Zotri Rama me sjellje aspak njerzore,si mundet që mbi 80 % jan kundër Thaçit sepse ai po e tradhton Kosovën ndërsa zotri Rama paska ardh për me e mbrojt Tradhtarin dhe me e nënçmue Popullatën Kosovare.Për këto vite që mban në supe zotri Rama duhet të mbaj një përgjegjsi sepse ato sjellje mund ti falen një Adoleshenti.Tani po besoj se Droga ia ka” shpërlar ” trurin .

    Përgjigju ↓
  2. …zderr,zderr e,zderrrrrrrr… e, te hypte gomari moj gomarice e baba tasit.Paj shihe veten tende se sa i pergjan me soj sorollopet :Rame-Thaq e Mete-ahmet- a f m a k.Ju nuk i meritoni plumbat e Avnise.Si te tille sic jeni per marshallah , sameret e serbise me kapstrat e rusise e dollamat e turqise u vijne hakut.

    Përgjigju ↓