LIFE STYLE

La gruan dhe u martua me dadon, milioneri e pëson keq

08:44 - 26.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një milioner nga Londra që martua me dadon e fëmijëve të tij, është detyruar që t’i jepte asaj pas shkurorëzimit, katër prej 12 milionë eurove të pasurisë së tij.




Biznesmeni pranoi t’ia jepte dy milionë, por gjykata konsideroi se asaj i takon një e treta e pasurisë së tij, pas një jete bashkëshortore prej 15 vitesh.

Atë e kishte njoftuar dhe punësuar, kur u nda nga gruaja e parë, e cila u largua me 2.5 milionë euro që ia ndau ai. Detajet nga rasti i komplikuar nuk janë bërë të ditura, pasi me kërkesën palëve të përfshira, ishte seancë me audiencë të mbyllur.

Pas insistimit të mediave, është bërë e ditur se të dy janë në të 50-at dhe kanë jetuar në Surrey. Prej se janë ndarë, ish-bashkëshorti jeton në Hampshire.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.