LIFE STYLE

Mos e besoni por alkooli ju ndihmon të flisni më mirë një gjuhë të huaj

09:40 - 26.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ata që stepen të flasin një gjuhë të re, të frikësuar se ndoshta gabojnë, gjejnë zgjidhje tek alkooli. Mund të duket e çuditshme, por ka rezultuar një metodë mjaft efikase.




Një birrë ose një gotë verë mund të zvogëlojë pengesat e të folurit dhe mund ta bëjë më të lehtë për disa njerëz që të kapërcejnë nervozizmin ose hezitim.

Por nga ana tjetër, alkooli gjithashtu është treguar të pengojë funksionet kognitive dhe motorike, të ndikojë negativisht në kujtesën dhe vëmendjen, dhe të çojë në vetë-vlerësime të fryra.

Pra, a është e vërtetë se njerëzit mund të flasin një gjuhë jo-amtare më mirë pasi kanë pirë, apo është vetëm çështje guximi?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, studiuesit britanikë dhe holandezë zhvilluan një eksperiment, të botuar këtë javë në “Journal of Psychopharmacology”.

Studimi përfshiu 50 gjermanë, të cilët studiojnë në Universitetin e Mastrihtit, që ndodhen në Holandë pranë kufirit me Gjermaninë. Të gjithë studentët pohuan se pinë alkool ndonjëherë  dhe për shkak se mësimet e tyre zhvillohen në gjuhën holandeze, kishin marrë rezultate të larta në provimin e gjuhës.

Secilit person iu kërkua të kishte një bisedë rastësore me një intervistues holandez. Para bisedës, disa konsumuan ujë dhe disa alkool, në raport me peshën e personit.

Rezultati ishte se personat që konsumuan alkool flisnin më rrjedhshëm dhe saktë, edhe kur ata vetë nuk mendonin kështu.

Por, sasia e alkoolit duhet të jetë e ulët, pasi doza e lartë mund të shkaktojë efekt të kundërt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.