AKTUALITET

“Turp, turp!”, banorët e Unazës refuzojnë grupet e vlerësimit për kompensim

12:28 - 26.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Unazës së Re kanë refuzuar grupet e vlerësimit për kompensim ditën e hënë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot punonjësit e ARRSH-së dhe të bashkisë kanë dalë në terren për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe pemët në të dyja anët e rrugës ku do të kalojë segmenti i “Unaza së Re”.




Teksa banorët kanë hyrë sot në ditën e 23 të protestës, ata kërkojnë me ngulm që të tërhiqet qeveria në vendimin për prishjen e banesave pa dëmshpërblyer më parë bizneset dhe shtëpitë në vlerën e tregut.

Sipas ARRSH grupet e punës po pengohen me dhunë nga banorët që nuk kanë lidhje me objektet që po shpronësohen.

Gjate punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banoreve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë tëpranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH. Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.