Kryesore

“What the fuck?”, Rama i ashpër me BE dhe Serbinë

12:00 - 26.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në Pejë duket se shërbeu më së miri për kritika ndaj Bashkimit Europian për qëndrimin ndaj Serbisë. Më i ashpër ishte kryeministri Edi Rama, i cili tha se jemi të zhgënjyer me Bashkimin Europian.  Sipas Ramës qenësia e normalizuar e Kosovës është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal.




Për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, me regjim demokratik, garancia dhe qenësia e normalizuar e të cilit është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë-shtete dhe nuk njeh gjysmë-njerëz”, duke nënvizuar se “prandaj jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj”.

“Interpoli ishte shfaqje dekurajuese për shfaqjen e partnerëve potencialë në rajon”, shtoi Rama.

Po ashtu kryeministri mbrojti taksën 100 për qind që vendosi Kosova ndaj produkteve serbe, ndërsa komentoi dhe reagimin e Bashkimit Europian për këtë me një shprehej në anglisht: What the fuck?. Rama tha se ky vendim është një vendim politik dhe jo ekonomik.

Kush e sheh si vendim ekonomik taksën doganore, gabon! Jo, është vendim politik. Ministri më tregonte mbrëmë sesi në Beograd deri në 2 të natës me anë të të dërguarve të Europës i kërkonte të hiqte fjalën Republika e Kosovës në një fjalim. “What thë fuck”, do thuhet në Parlamentit Europian”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Sa i përket marrëveshjeve mes dy vendeve, Rama tha se kush e merr për kërcënim le të vij të ulet dhe t’i shpjegohet, duke theksuar edhe njëherë se marrëveshjet nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë e Madhe.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. YESSSS …te lumte Edi Rama …kush k..
    eshte Serbija dhe cfare shkerdhate eshte ajo qe ne mese te dites, para syve te botes per Serbine ushtrohej dhe perdoren standarde te dyfishte . Dhe per ke , per nji kecke Serbi Por , Ajo lecke ishte lecke do td hete dhe lecke mbetet..te lumte KRYEMINITER RAMA

    Përgjigju ↓