AKTUALITET

A do ia dalë Shqipëria të izolojë bosët e krimit?

15:10 - 27.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej kohësh qeveria shqiptare ka bërë publike një masë që çdo i dënuar për pjesëmarrje ne organizata kriminale apo terroriste të qëndroje në izolim për të shmangur çdo kontakt me të burgosurit e tjerë apo me njerëzit jashtë burgut.
Këto masa të ashpra janë miratuar këtë të martë ne Komisionin e Ligjeve. Modeli është marrë nga Italia dhe njihet me emrin 41bis.




Të burgosurve do t’iu lejohet vetëm një takim familjar në muaj, një bisede telefonike në muaj që regjistrohet, i kontrollohen letrat dhe iu reduktohet qëndrimi në ambiente të hapura deri në 1 orë.
Rreth 150 është numri i personave që ndodhen aktualisht në burgjet e vendit, të cilët pas miratimit të ndryshimeve ligjore duhet t’i nënshtrohen një regjimi të posaçëm nën masa të rrepta sigurie.

Sipas ministres Gjonaj, bëhet fjalë për personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore të dënuar për vepra të rënda penale si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur apo organizatë terroriste.

“Edhe në Itali është diskutuar në Gjykatën Kushtetuese, madje dhe në Gjykatën Europian dhe rezulton në përputhje me të drejtat e njeriut”, deklaroi Gjonaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.