POLITIKË

Rama: Fshatrat turistik do t’i fshijmë nga fjalori

10:35 - 27.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se fshatrat turistikë do t’i fshijmë nga fjalori, për t’i lënë vendin investimeve në resorte dhe hoteleri.




I pranishëm në Samitin e Investimeve në Turizëm, ai bëri të ditur se vetëm në vitin 2017 janë dhënë më shumë leje për ndërtime hotelesh.

“Vetëm në vitin 2017 janë dhënë më shumë leje për ndërtime hotelesh. Në vitin 2013 kishim 30 hotele të certifikuara dhe trashëguam fshatra turistikë që nuk ishin asete për zhvillimin turistik. Investimet e reja në bregdet do të jenë të kombinuara dhe hoteleria është domosdoshmëria që ne kemi. Fshatrat turistikë do i fshijmë nga fjalori. Do të kemi resorte dhe hoteleri.

Lejet e zhvillimit do të jenë kështu: do të bësh hotelin e më pas vjen leja për vila”, tha Rama.

“Nuk mund të përdoret mëhalla vetëm 15 ditë të vitit. Apeli im është që të mos marrin mundimin investitorët të vijnë pa projekte që i përgjigjen ambicies sonë për zhvillimin e turizmit. Kemi konkurrencë të fortë në rajon dhe duhet të përgjigjemi”, – shtoi kreu i qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.