Partia Demokratike ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Lulzim Basha, kreu i PD-së u shpreh se është në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre.
“Përkulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë. Nderim simbolit tonë kombëtar. Përkulemi me nderim para Ismail Qemalit dhe firmëtarëve të pavarësisë. Përkulemi para qindra e mijëra burrave e grave që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Kjo sakrificë dhe ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar është i pandarë për të ruajtur lirinë e demokracinë. Për lirinë duhet luftuar çdo ditë. Jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre”.
Në homazhet e PD në Varrezat e Dëshmorëve ishin të pranishëm një sërë personalitetesh ku mes të cilëve binte në sy dhe figura e ish-presidentit Bujar Nishani.