AKTUALITET

Makina e të riut përfundoi në lumë, shoku rrëfen tmerrin: Doja ta ndihmoja, por…

10:19 - 29.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin nacional Maliq-Korçë, ku makina që drejtohej nga një 24-vjeçar ra në lumë, e për pasojë shoferi humbi jetën.




Gjergj Elmazi po udhëtonte me makinën e tij dhe pas një parakalimi të gabuar, ka rënë nga ura duke përfunduar në lum. Policia ka bërë të ditur se 24-vjeçari po parakalonte shokun e tij, ku ky i fundit ka treguar edhe tmerrin që ka parë me sy.

Të rinjtë kishin kaluar natën një klub dhe në orët e para të mëngjesit po ktheheshin në shtëpi. Gjergji Elmazi dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit, ç’ka ka bërë që ai të humbte drejtimin e mjetit.

Shoku i 24-vjeçarit ka treguar se ka tentuar t’i japë ndihmën e parë në momentin që ka parë se makina ka rënë në lumë, por ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së lumit. Gjatë dëshmisë, ai, ka treguar se ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Kalova dhe e pashë që ra makina. Doja të hyja edhe vetë por ishte shumë thellë. Makinës i dalloheshin vetëm dritat”, është shprehur i riu, që njëherësh është punonjës i shërbimit zjarrfikës. Trupi i Elmazit u nxor pas disa orësh nga uji nga polumbarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.