SHËNDET

Vendosni kripë në fytyrën tuaj e menjëherë do të shihni ndryshim

14:51 - 29.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpesh shpenzojmë para në produkte kozmetike, për të cilat mendojmë se janë zgjidhje për problemet e lëkurës tonë, por përbërësit natyror mund të bëhen një zëvendësues shumë më i mirë i tyre.




Një nga këto përbërës është edhe kripa, një produkt me veti pastruese dhe antibakteriale të cilat ndihmojnë për të arritur pastërti dhe lëkurë të përsosur. Kripa vepron si pastrues ideal për heqjen e qelizave të vdekura dhe të gjitha grimcave të dëmshme që përmban lëkura.

Aplikimi i këtij produkti me masazhe të lehta përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e qelizave për t’i riparuar ato. Kripa është gjithashtu një tonik i fuqishëm, e cila arrin të mbyllë edhe poret.  Kripa është e dobishme në trajtimin e butë të puçrrave në fytyrë, sepse, përveçse pastron lëkurën, zvogëlon praninë e baktereve që shkaktojnë ato.

Kripë me qumësht
Kombinimi i kripës me qumësht rezulton një krem pastrues dhe tonik i shkëlqyer. Përdorimi i vazhdueshëm eliminon pikat e zeza dhe rregullon pH natyrale të lëkurës.

Kripë me kos natyral
Një mundësi e shkëlqyer për ringjalljen e lëkurës dhe për të hequr qelizat e vdekura. Veprimi pastrues i kripës i bashkuar me kosin laktik ndihmon për të reduktuar praninë e pikave të zeza për një lëkurë të pastër dhe të freskët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.