Kryesore

Buxheti, Basha: Kur PD të vijë në pushtet do anuloj koncesionet e oligarkëve

16:06 - 03.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat  akuzoi qeverinë  Rama se ka falimentuar biznesin. Basha tha se nga 2014, mbi 70 mijë biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre më Ramën në pushtet.




Sipas kreut te selisë blu deklaroi se Rama po u rritë taksat qytetarëve dhe po favorizon oligarkët duke i dhënë tendera.

Lideri i opozitës deklaroi se kur Partia Demokratike do të vij në pushtet do t’u marrë të gjitha parat që sipas tij, oligarkët i kanë marrë shtetit shqiptar me ndihmën e kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati tha se PD ka një alternativë të qartë për nxjerrjen e  vendit nga kriza duke ulur taksat dhe anuluar koncesionet që sipas tij janë korruptive, teksa shtoi se për këtë do mbajë përgjegjësi kush ka përfituar dhe grabitur paratë e shqiptarëve.

Ky biznes falimenton se janë rritur kostot e biznesit, vetëm në Tiranë ka shkuar deri në 7-fish taksa vendore. Këto para shkojnë për fasada, luks qeveritar dhe elektoral. Paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla. Vetëm në projektin korruptiv të Unazës së Re do të hidhet një shumë e barabartë  që shteti parashikon rtë harxhojë gjatë një viti për familjet në nevojë ekonomike. Kemi mbi 150 mijë familje në nevoja ekstreme që nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen e Unazës së Re. 

Është buxheti më katastrofë në 28 vjet, ngarkon me borxh edhe foshnjet e sapolindura. Sot ka një borxh të deklaruar së bashku me llogaritje e KLSH prej afro 74% dhe ka një borxh tjetër që e mban të fshehur, borxhi i PPP që ka shkuar mbi 2.2 miliard euro. Shqiptarëve borxhi u shkon 82-84%.  Ndërkohë që ka parashikuar vetëm 40 milion euro për të pangrënët.

Kemi një alternativë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, alternativa është e taksës së sheshtë 9%, si domosdoshmëri për të konkuruar me rajonin. Vendosjen e një tavani ku nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor. Eleminimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit.Rikthimni i fashave mbrojtëse për energjinë elektrike për shtresat në nevojë.Anulimi i të gjithë koncesioneve korruptive.Të harrojnë se do ti gëzojnë paratë që kanë marrë apo ato para që parashikojnë të marrin.”


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.