Horoskopi

Shenja e horoskopit që do u ecë ters këtë javë

17:07 - 03.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Java që jemi futur do të ketë ndikim negativ në disa prej shenjave të Horoskopit. Astrologët bëjnë me dije se lëvizja e hënës tek shenja e Shigjetarit, do të sjellë pasoja negative tek shenjat e tjera.




DASHI

Hëna e Re në shenjën miqësore të Shigjetarit do të jetë e favorshme për ju duke ju ofruar mundësinë jo vetëm të kaloni momente të këndshme dhe relaksuese me të dashurit tuaj, por edhe për t’u marrë me interesa të reja intelektuale dhe hobi apo për të organizuar një udhëtim. Periudha në çdo rast është e favorshme, krijuese dhe fati është në anën tuaj, por pa munguar problemet e vogla në mjedisin profesional dhe familjar. Kujdesuni për qetësinë dhe çlodhjen duke ulur ritmin e jetës së përditshme, pasi energjia juaj nuk do të jetë në nivelin që ju jeni mësuar zakonisht.

DEMI

Paraja dhe dashuria do të kenë fjalën e parë në jetën tuaj të përditshme me Hënën e Re në shenjën e Shigjetarit. Dëshira për dashuri do të ngrihet dhe marrëdhëniet tuaja do të rinovohen, duke përmirësuar kështu dhe mënyrën e komunikimit. Sektori financiar do të jetë mjaft i favorizuar këtë herë, por ka nevojë për vëmendje në lëvizjet tuaja, pasi ekziston mundësia të bini viktimë e një mashtrimi. Në fushën profesionale planifikoni mirë hapat tuaj dhe fati është me ju.

BINJAKËT

Hëna e Re në 7 dhjetor ju ballafaqon me probleme në biznesin tuaj, por edhe në sektorin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit. Propozime të reja që mund t’ju bëhen nuk do të kenë rezultatet e dëshiruara dhe zhgënjimi do të jetë i pashmangshëm në të ardhmen e afërt, kështu që përpiquni t’i shikoni gjërat sa më realisht duke shmangur optimizmin e tepruar. Në çdo rast, në lidhje me fushën tuaj profesionale, pavarësisht nga vështirësitë dhe prapaskenat do të arrini të dilni fitues. Përsa i përket jetës sentimentale një dashuri romantike ose një aventurë do të përjetoni në këtë periudhe kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.

GAFORRJA

Puna është në qendër të interesit tuaj këtë herë dhe është e mundur që të bëni një udhëtim për arsye pune, i cili nuk do të ketë rezultatet që prisni apo dëshironi lidhur me sektorin ekonomik. Sidoqoftë në sektorin profesional, fati është me ju dhe do të keni mbështetjen e njerëzve të rëndësishëm në plotësimin e detyrës suaj. Në fushën sentimentale, e cila është e favorizuar në këtë periudhë, do të tregoni ndjenjat dhe dashurinë që keni brenda jush, pavarësisht nga fakti se disa herë mund të keni ndjenja xhelozie dhe pasigurie.

LUANI

Jeni duke kaluar një periudhë krijuese dhe plot fat, por njëkohësisht familja, shtëpia dhe fëmijët tuaj ju preokupojnë në mënyrë të veçantë. Por këto ditë, sidomos me Hënën e Re te Shigjetari, problemet me të dashurin/ën dhe fëmijët tuaj nuk do të mungojnë, gjë që mund të ndikoj negativisht në psikologjinë tuaj. Për sa i përket sferës ekonomike dhe të biznesit, mirë është të mos nënshkruani asnjë marrëveshje, veçanërisht për çështje ekonomike, duke shmangur njëkohësisht çdo lloj investimi apo huamarrjeje. Mos u mposhtni nga kërkesat e larta të punës dhe në përgjithësi të situatës, pavarësisht se nuk do të jeni në formë shumë aktive dhe do të keni tendenca të shmangni përgjegjësitë.

VIRGJËRESHA

Mërkuri tashmë në kurs të drejtë do t’ju jap mundësinë jo vetëm për të përmirësuar komunikimin, por dhe për të organizuar projektet tuaja personale dhe profesionale. Hëna e Re në shenjën e Shigjetarit nuk është dhe aq e favorshme për ju, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Problemet në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja mund të ndikojnë drejtpërdrejt në psikologjinë tuaj, por jetoni romancën e ditëve përsa u përket marrëdhënieve tuaja dhe shmangni marrëveshje të reja në sferën profesionale për momentin. Veçanërisht të ndikuar janë të lindurit rreth datave 5/9 deri në 8/9.

PESHORJA

Sektori ekonomik ju preokupon veçanërisht në këtë periudhë dhe në fakt arrini të rritni fitimet tuaja, pavarësisht nga intensiteti i jetës së përditshme dhe i biznesit si dhe i pengesave që hasni në këtë drejtim. Studioni tërësisht situatën, takimet dhe diskutimet nëpërmjet të cilave do t’ju bëjnë një propozim të ri dhe vlerësoni saktë nëse propozimi ka baza reale. Në të njëjtën kohë, ulni ritmet e jetës të përditshme dhe kujdesuni për shëndetin tuaj, pasi lodhja, gripi apo një e ftohtë mund t’ju nxjerrin jashtë loje.

AKREPI

Është e qartë se nuk do të jeni në gjendje të bëni planifikimin e duhur të financave tuaja, madje ekziston mundësia të doni të bëni veprime mbresëlënëse për të treguar bujarinë ndaj të dashurës suaj, prandaj kini kujdes në lëvizjet thjesht për sensacion. Në fushën sentimentale gjërat janë mjaft të favorshme dhe përmes komunikimit dhe shprehjes së ndjenjave do të shtroni çështje delikate, që do t’ju udhëheqin në rrugën e harmonisë dhe të dashurisë. Ndërsa në biznes do të gjendeni përballë negociatave me pikë kryesore problematike financat tuaja.

SHIGJETARI

Fati është sigurisht me anën tuaj, vetëm se këtë herë dhe sidomos me Hënën e Re në shenjën tuaj në 7 dhjetor, gjërat nuk do të jenë pikërisht ashtu si i perceptoni, kryesisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës rreth datave 5/12 deri në 8/12 . Shmangni sjelljen e ekzagjeruar me anëtarët e familjes dhe i kushtoni vëmendjen e duhur negociatave të biznesit. Në fushën sentimentale, pavarësisht nga libido e ulët, duke kombinuar kujdesin, romantizmin dhe dashurinë do të përjetoni momente të veçanta dhe përrallore. Mjaft të favorizuar jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës.

BRICJAPI

Jeni duke kaluar një periudhë sociale mjaft intensive, përmes së cilës do të gjeni një punë ju të interesuarit apo do të arrini qëllimet tuaja të dëshiruara. Përfitoni nga kjo periudhë duke reflektuar dhe duke bërë plane dhe ëndrra, por të jeni të kujdesshëm për të mos u larguar krejt nga realiteti. Së fundmi, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe mbroni sistemin imunitar.

UJORI

Nuk ndaloni fare dhe jeni në lëvizshmëri të vazhdueshme, veçanërisht në lidhje me biznesin apo punën tuaj. Kontaktet tuaja sociale do të rriten në masë të madhe dhe miqtë tuaj do t’ju bëjnë surpriza dhe do t’ju ofrojnë përvoja të bukura. Kujdes duhet të tregoni në financat tuaja, veçanërisht me Hënën e Re te Shigjetari, duke mos përjashtuar mundësinë që lëvizje të gabuara t’ju nxjerrin jashtë programit të buxhetit tuaj. Të njëjtën vëmendje kërkojnë dhe bashkëpunimet tuaja profesionale, duke bërë mjaft të qarta kushtet financiare dhe marrëveshje sa më të mira të mundshme.

PESHQIT

Përpiquni që të mos mposhteni para vështirësive, duke mos neglizhuar detyrat dhe duke mos shmangur përgjegjësitë që ju takojnë. Sektori profesional është shumë premtues këtë herë, mjaft që të trajtoni çështjet me guxim dhe diplomaci për të arritur rezultatin e dëshiruar. Në të njëjtën kohë, Hëna e Re do t’ju ofrojë një udhëtim të bukur dhe momente të ëmbla, romantike, sentimentale. Ndërkohë kjo periudhë është veçanërisht e favorshme për ju artistët e shenjës dhe disa prej jush të do të shihni që punën dhe veprën juaj do të dalë në sipërfaqe dhe do të arrijë në krye.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.