AKTUALITET

Familja nxirret me dhunë nga shtëpia, fadroma nis prishjen

13:23 - 04.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shteti sot tregoi “dhëmbët”. Forca të shumta policie rrethuan një banesë që do prishej si pjesë e Unazës së Madhe, pranë Doganës. Ata nxorën më dhunë pronarët e shtëpisë dhë më pas fadromat e prishën.




Mes lotësh dhe thirrjeve dëshpëruese gruaja nuk mundi të ndalte dot prishjen e banesës së saj, ndërsa tha se nuk ishin njoftuar më herët.

“Pas protestave të dhunshme në Francë, qeveria vendosi pezullimin e vendimit për rritjen e taksës së karburantit. Deputeti i PD, Klevis Balliu u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin shembull nga francezët dhe të vijojnë protestat. “E patë se çfarë ndodhi në Francë dhe në fund fituan. Ftoj qytetarët të marrin shembull nga Franca nga vëllezërit dhe motrat tona europiane. Ky është atentat që u bëhet këtyre banorëve. Do të vijojmë protestën edhe sot për këta qytetarë. Mbështetja jonë do të vijojnë kundër një banditi si Rama dhe Veliaj. Ai po nuk hapi veshët, do i trokasin te dera atij”, deklaroi deputeti demokrat Klevis Balliu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.