Kryesore

Vasili: Kontrata e Veliajt me Tiranën ka përfunduar. Ju tregoj damkën e tij të zezë

18:30 - 04.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka krijuar jo pak zhurmë në opinionin publik deklarata e kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk mund të mohohet që Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka punuar për Tiranën.




Por për kreun e grupit parlamentar Petrit Vasili, kjo deklaratë e Kryemadhit është keqinterpretuar. I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, Vasili sqaroi se ajo çfarë ka dashur të thotë kryetarja e LSI është se Kryebashkiaku Veliaj ka punuar shumë më pak nga sa do të kishte bërë.

Sipas Vasilit, Veliaj është autori i një sërë veprash që kanë mbytur kryeqytetin dhe qytetarët siç janë sheshi “Skënderbej”, çështja e Teatrit apo edhe së fundmi ajo që po ndodh me banorët e Astirit.

Ndërkohë që nënvizoi se për zgjedhjet lokale ende nuk janë diskutuar emra kandidatësh  me PD.

“Për mua kontrata e këtij Kryebashkiaku me qytetarët e Tiranës ka përfunduar. Sa i përket çështjes së punëve të bëra, sheshi “Skënderbej” është damka e zezë e këtij Kryebashkiaku” tha mes të tjerave Vasili

Sa i përket bojkotit të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të LSI la të hapur mundësinë e rikthimit të opozitës  në parlament, por vetëm kur të trajtohen ligje që janë në shërbim të qytetarëve.

“Ne kemi ndërmarrë një bojkot të kushtëzuar. Do të rikthehemi në parlament kur ta shohim ne të arsyeshme se do të nevojitet prezenca jonë” u shpreh ai

Duke u ndalur tek çështja e Unazës së Re, Vasili e cilësoi atë si një aferë të pastër korruptive duke kërkuar që Prokuroria të reagojë dhe të nisë një hetim përballë fakteve të tilla.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Vasili:Ti gjithnje te kujton qaramanin ne 7 xhuxherit dhe borebardha.
    S’fole qofte dhe nje here si burre ,se do
    ta shenonja ne kalendar.
    Si ato mizat pa koke qe vetem zukasin.
    Fajin e kane ata qe te kane zgjedhur.
    Bere gam gam per Unazen,beju burre dergo nje leter ne Prokurori.Ju fals deputete ,i rendoni dheut kot.

    Përgjigju ↓