OPINION

Zëri i Shqipërisë

07:45 - 08.12.18 Liliana Hoxha
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ju pastë nëna!- Ju thotë studentëve çdo gjyshe si unë e çdo nënë brënda e jashtë Shqipërisë edhe nëse nipi apo djali i tyre nuk është në shesh prej detyrimit të jetës.




Janë kaq shumë të rinj ata që kanë ikur, ka kaq shumë përpjekje të të rinjve të tjerë të kërkojnë zgjidhjen e jetës jashtë vendit prej mungesës së shpresës. Shqiptarët e Shqipërisë jetojnë sot situatën më kaotike, anarkike, korruptive, mizorie e kriminale. Edhe pse protestojnë, si për Teatrin Kombëtar apo për Unazën e madhe (kjo e fundit eshtë përpjekje egzistencaliste) në mënyrën më flagrante e denigruese askush nuk ju a vë veshin. Si të kishin të bënim me shqiptarë të “llojit” ndryshe, të “llojit” të ulët nga shqiptarët e “llojit” të lartë të qeverisë e të mbështetësve të saj. Arroganca prej ironisë, miksuar hipokrizisht me modesti e elokuencë kryesisht e kryeministrit, nuk i vlen kujt, sidomos vetes së tyre, teksa mashtrojnë të tjerët, prej narcizizmit vetmashtrohen gjithnjë e më shumë me performanca qesharake. Kjo që them sot është një vëzhgim i lodhur për t’u shprehur kundrejt akuzave, denocimit, analizave, parashikimit, thirrjeve që i kam bërë ndër vite opinionit publik në media e librat e mi, ku kam theksuar: që Rama është rreziku më i madh shqiptar. Sot performancat manipulative janë gjithnjë e më të nxehta. Sikur personi në fjalë nuk arin dot të kuptojë çdo të thotë rezistenca e “llojit” tjetër të njeriut, atij të thjeshtit për pasojë shqiptarit të ndershëm. Kam ndjekur me vëmëndje studentët e sheshit dhe më bëhet zemra mal, se lëvizja e tyre deri sot nuk është bërë “pis”. Nuk u bë pis as prej ftesës së neveritshme të Ramës për t’i pritur në zyrë. Kjo do të thotë që nuk do të bëhet pis, siç u bë prej Ramiz Alisë lëvizja studentore e viteve 90. Atëherë kur u nda shapi nga sheqeri, domethënë shqiptari i pastër nga pushtetari i pistë. E pra, Shqipëria më në fund u zgjua. Studentët janë bijtë e saj, janë qelibari i qelibarit dhe kështu duhej të ndodhte.

Bërthama më inteligjente shqiptare që do të udhëheqë të ardhmen, filloi të orientojë zhvillimet e luftës për egzistencë europianiste globale që sot, si të të drejtave të njeriut, të kërkesave të mjaftushme ekonomike e për mos cënim të dinjitetit kombëtar.

8 dhjetor 2018

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.