OPINION

Shqipëria në prag të Juntës Ushtarake

08:00 - 09.12.18 Flamur Çelaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mund të duket e pabesueshme por projektligji famëkeq për ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit i propozuar nga ministri Lleshi duket si ëndërr e keqe që mund të bëhet realitet në kushtet e një mazhorance homogjene dhe një kryeministri arrogantë .




Vendosja e nenit 40/1 për zëvendësimin e trupës së lartë policore me kuadro ushtrie është sa skandaloze aq edhe e frikshme për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Ky akt i papreçedentë tregon regresin në të cilin Shqipëria po rrëshqet pasi përfshirja e elementve me begraund ushtarak bie në kundërshtim me themelin e ligjit për Policinë e Shtetit dhe mënyrën e funksionimit të saj në terren në raporte me komunitetin.

Shpresoj që misionet e huaja që asistojnë prej vitesh Policinë Shqiptare të reagojnë dhe ti mësojnë kastës politike të mazhorancës që nuk duhet të cënojnë integritetin e trupës policore dhe as ta infektojnë atë me trupa jashtë sistemi që nuk dinë as alfën e misionit policor që është shërbimi ndaj komunitetit .

Policia e Shtetit prej vitit 1999 me ligj nuk është më pjesë e forcave të armatosura dhe cilësohet pjesë me uniformë e administratës publike. Larg duart nga Policia e Shtetit, mos ktheni Juntën Ushtarake në Shqipëri.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne rradhe te pare duhet te lexosh per ushtrin,pastaj te japesh argumenta shum shtete te botes ushtria asht gjithperfshirese.Ku ka grupe te strevitura per cdo lloj situate.Nuk eshte e thene te ket luft qe te jete e pranishme edhe ne misionet e ata kryejn jan ne mbrojtje edhe ruajtje te paqes edhe popullates.asnji me mir se nje ushtarak me karrier nuk do e kryente nje pun te till.Sot ushtria shqiptare shihet me perbuzje por ben pun qe shum kush nuk e di.prandaj vlersojeni si duhet dhe mos flisni me hamendesime.faleminderit

    Përgjigju ↓