LIFE STYLE

A duhet fëmijët të shohin super-heronjtë? Ja çfarë thonë pediatrit

10:14 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Super-heronjtë janë të prirë për sjellje të rrezikshme dhe dhunë: “Bisedimi është shumë i rëndësishëm”. Kështu paralajmërojnë pediatrit.




Te fëmijët ndikon shumë mirë imitimi i super-heronjve të filmit, apo jo? Nuk është e saktë. Pediatrit thonë që djelmoshat e mirë në filma janë shumë më të dhunshëm se të këqijtë.

Filmat mbi super-heronjtë me siguri i lidhni me leksionet pozitive mbi fitoret e së mirës kundër së keqes. Hulumtimi i ri tregon që filmat e tillë në të vërtetë u dërgojnë porosi të rrezikshme të rinjve, sepse dhunën e radhisin në mesin e lavdive.

Analiza e dhjetë filmave mbi super-heronjtë, e xhiruar në vitet 2015 dhe 2016, ka treguar që protagonistët janë ose “djelmosha të mirë” që mesatarisht kanë pasur 23 akte dhune në një orë film, ndërkaq antagonistët apo “djelmoshat e këqij” 18 akte dhune.

Befasuese, protagonistët kanë bërë edhe shumë vrasje.

Në vazhdim, super-heronjtë pesë herë më shpesh kanë qenë të ndërlidhur në dhunë sesa super-heroinat.

“Fëmijët dhe adoleshentët super-heronjtë i shohin si djelmosha të mirë dhe tek ata do të mund të ndikonte ajo që shfaqen në filma si persona të prirë për sjellje të rrezikshme dhe dhunë”, thotë Robert Olympia, profesor i pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Pensilvanisë dhe autor kryesor i studimit të publikuar në Konferencën e Asociacionit të Pediatërve Amerikanë.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që super-heronjtë nuk duhet shikuar, – thotë shkencëtari John Muller, – i cili ka bashkëpunuar në studim. Ai thotë që çelësi është në bisedën mbi pasojat e dhunës.

Olympia rekomandon që familja bashkë të shikojnë filmin dhe pastaj të bisedojnë për dhunën.

Kjo fëmijëve do t’u ndihmojë që të zhvillojnë mendim kritik mbi atë që shikojnë dhe t’i harmonizojnë ato me vlerat familjare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.