LIFE STYLE

Ja çfarë po e shkatërron marrëdhënien tuaj

12:00 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ju mungon iniciativa? Shpeshherë femrat marrin pozicion pasiv në marrëdhënie dhe presin kryesisht iniciativa nga partnerët e tyre. Por nëse nuk merrni edhe vetë iniciativa, nëse nuk dini si ta joshni partnerin tuaj, atëherë ju do të lodheni me njëri-tjetrin dhe do ta largoni partnerin tuaj nga vetja.




Ju shqetëson pamja juaj fizike? Nëse jeni tërë kohën me kompleksin se në shtrat ju nuk dukeni bukur pasi linjat tuaja nuk janë perfekte, atëherë e keni vërtetë gabim. Meshkujt më shumë vënë re se si jeni ju në shtrat, sa e dëshironi atë dhe linjat trupore mbeten në plan të dytë.

Mendoni se marrëdhënia për partnerin është me e rëndësishme? Nëse jeni në një marrëdhënie serioze, e keni gabim të mendoni kështu, pasi mashkulli nuk shikon vetëm anën tuaj seksuale, por e vlerëson marrëdhënien që keni. Përndryshe ju nuk do të ishit bashkë nëse nuk do të ishte dëshira e të dyve.

Mendoni se mashkulli është gjithmonë gati për marrëdhënie? Nëse mendoni kështu, e keni gabim, pasi mashkulli, pavarësisht se mund të jetë biologjikisht më aktiv në marrëdhënie se sa femra, edhe ai ka problemet e veta. Stresi i jetës së përditshme ndikon tek meshkujt njësoj si tek femrat. Prandaj mos e konsideroni partnerin tuaj si makinë të marrëdhënieve. Nuk flisni me partnerin për marrëdhëniet? Nëse nuk flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja seksuale, atëherë do të vuani të dy, pasi nuk do ta shijoni marrëdhënien siç duhet, gjë që ndikon edhe në marrëdhëniet tuaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.