LIFE STYLE

Ky është pozicioni më i mirë i gjumit

17:23 - 11.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

1.Me shpinë Gjëja e parë pozitive e fjetjes me shpinë është se eviton dhimbjen e qafës dhe shpinës, mbanë në mënyrë të drejtë shpinën, qafën dhe kokën dhe gjithashtu redukton refluksin e thartirës duke e mbajtur kokën mbi barkun tuaj. Gjithashtu mbron edhe fytyrën tuaj pasi nuk prek në jastëk. Problemi i vetëm i kësaj pozite është gërhitja, por nëse e keni këtë problem duhet të gjeni jastëkun e duhur.




2.Pozicioni i fetusit Pozicioni i fetusit është shumë i keq për stomakun. Rritë dhimbjen e gjunjëve dhe gjithashtu bën që shpina dhe qafa juaj të mbahen në pozitë jo natyrale. Kufizon frymëmarrjen dhe është e keqe për zemrën. Megjithatë, gjatë shtatzënisë konsiderohet pozicion i mirë i gjumit.

3.Fjetja me stomak Mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe të kokës për shkak të presionit. Nëse ju e praktikoni këtë pozicion që është më i keqi nga të gjithë, atëherë duhet të keni jastëk shumë të hollë ose flini fare pa të.

4.Fjetja në një krahë Ky pozicion është i keq për fytyrën, gjoksin e zemrën. Nëse ju flini në këtë pozicion atëherë është e rëndësishme të gjeni jastëkun e përshtatshëm që mban kokën në nivel të krahut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.