LIFE STYLE

Zbulohet misteri i flokëve të kuq

17:37 - 11.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtarët kanë zbuluar misterin e flokëve të kuq. Sipas tyre janë tetë gjene të lidhura me këtë lloj flokësh. Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut është përshkruar si studimi më i madh gjenetik i ngjyrës së flokëve deri tani. Më parë ishte menduar që flokët e kuq kontrolloheshin nga një gjen i vetëm, MC1R, me versione të të dhëna nga të dy prindërit.




Ndërkohë ekipi kishte ekzaminuar ADN-në nga pothuajse 350,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Kur krahasuan flokët e kuqe me njerëz me flokë ngjyrë kafe ose të zezë, shkencëtarët identifikuan tetë dallime gjenetike të panjohura që janë të lidhura me flokët e kuq.

Profesor Albert Tenesa, nga Instituti Roslin i Universitetit, tha: “Jemi shumë të kënaqur që kjo punë ka zbuluar pjesën më të madhe të variacionit gjenetik që kontribuon në dallimet në ngjyrën e flokëve tek njerëzit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.