AKTUALITET

Pse nuk duhet besuar lutja e Edi Ramës për dialog me studentët

16:35 - 12.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ende shpreson që studentët do të dialogojnë me të. Në një status të dytë, ai shkruan se pret nga studentët dialogun për të nisur siç thotë ai një fazë të re transformimi të botës sonë universitare.




Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit. Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA”, shkruan Rama.

Por studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit duke theksuar se ato që deklaron janë fjalë të kota. “Ai kërkon FRESSH-ista për dialog dhe kërkesat do t’i kthejë sipas interesit të tij. Kërkesat janë të qarta dhe do të protestojmë deri në plotësimin e plotë të kërkesave tona”.

Edhe profesori Edmond Tupja mendon se dialogu që kërkon kryeministri Edi Rama me studentët protestues është i rrezikshëm.

“Duhet të kesh një ndërgjegje sociale shumë të madhe dhe vigjilencë të mprehtë për të nuhatur kurthin. Po të shkojnë te kryeministri studentët, mund të impresionohen ose intimidohen. Rama ka staturë dhe gojën e përdor mirë. Këtë gjë e kanë nuhatur instinktivisht studentët dhe prandaj nuk pranojnë dialog me të”, shpjegon Edmond Tupja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.