LIFE STYLE

“Sa më shumë gjumë, aq më i lartë suksesi akademik”

12:46 - 14.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertët e gjumit kanë thënë gjatë se adoleshentët kanë tendencë të bien në gjumë vonë dhe kanë nevojë deri në 10 orë gjumë, krahasuar me vetëm rreth tetë orë për të rriturit.




Si rezultat, Akademia Amerikane e Pediatrisë e quan orarin e fillimit të shkollës si një “çështje të shëndetit publik” që ndikon në suksesin akademik. Ndaj shkencëtarët në universitetin e Uashingtonit monitoruan gjumin e nxënësve në shkollat e mesme të Seattleit para dhe pas shkollës, si dhe ndryshuan orarin e fillimit të shkollës në 08:45 nga ora 7:50.

Duke përdorur vëzhguesit elektronik që vendosen në duar, për qëllim gjurmimin e aktiviteteve të nxënësve, studiuesit gjetën se orari më i vonë i fillimit të mësimit, rezultoi në rritjen e suksesit akademik, e më e rëndësishmja notat përfundimtare u rritën me 4.5 për qind.

Para se të realizohej studimi, nxënësit kishin më shumë vonesa dhe mungesa, e menjëherë pas ndryshimit të orarit, efiçenca e nxënësve u rrit dhe shume probleme u evituan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.