AKTUALITET

Studentët kërkojnë të rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë

13:44 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tentativa e studentëve protestues për të rrethuar Kryeministrisë ka sjellë një përplasje me policinë. Kjo e fundit nuk ka lejuar një grup studentësh për të bërë këtë lëvizje ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet.  Por fal ndërhyrjes së një grupi tjetër studentësh situata pas disa minutash është qetësuar.
“Jemi në protestë paqësore, nuk duam dhunë”, kanë thënë studentët.




Ata janë të vendosur për të mos negociuar asnjë nga 8 kërkesat e tyre. Pavarësisht ftesave të vazhdueshme të Ramës nëpërmjet profilit të tij në Instagram dhe Tëitter, të rinjtë e grumbulluar para Kryeministrisë nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë hap pas në raport me atë që kërkojnë që nga dita e parë e reagimit të tyre.

Kauzës së Universiteteve Publike të Tiranës iu bashkuan sikurse pritej edhe universitetet e rretheve por jo vetëm kaq. Në protestë para Kryeministrisë kanë qenë edhe mbështetës së LSI dhe partive të tjera opozitare, banorë të ndryshëm dhe banorët protestues të Astirit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.