Kryesore

Basha: Jeni një tufë banditësh

10:25 - 20.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend, pas rikthimit të opozitës.




“Jeni të poshtër si dreqi dhe bëni budallenjtë si gomari. Jeni një tufë banditësh. Ne jemi këtu vetëm për studentët”, tha Basha. Burime nga Partia Demokratike bënë me dije se kjo e sotmja nuk do të jetë seancë normale.

Fjala e Lulzim Bashës

Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari.  Çfarë? E dini fare mirë, ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar nga komisioni këtu? Çfarë po bëni ju? Shoë po bëni?  E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar.  Jeni hileqarë, të poshtër! Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë palate të Unaza e re, na flet për reformë zgjedhore!

Tufë hajdutësh, banditësh, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty (i drejtohet Ramës).  Prandaj leri këto gomarlliqe, fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord. Kemi ardhë vetëm për atë buxhet të studentëve këtu, jo kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë, por ti provojëm atyre të tjerëve që mund të kenë ndonjë fije besimi se mund të ndodhë diçka.

Të dëgjojnë se si po të ndalojë vjedhjen ky hajduti psiqik këtu mbrapa, mund të ketë para për tarifat e studentëve. Leri gomarllëqet e tjera se skemi ardhur të tallemi me ju. Tufë horrash dhe banditësh.  Keni shkel tre herë kushtetutën, ke shkelë procedurën.  Pasi keni kapur gjithça.

Po kap edhe Bankën e Shqipërisë, po kapni bordin e bankës së Shqipërisë me 28 firma të këyre deleve të bandave të hajdutëve.

Ti pusho! (I drejtohet Taulant Ballës) Ti pusho ti, se merrem me ty pastaj! More vesh, qepe gojën, bandit.
Pse e ke bërë atë? Vetëm bank aka ngel pa kap, kape dhe bankën, kape. Gjitha të tjerat i ke kapur, kape dhe bankën, por do e shihni se ku do përfundoni!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.