SPORT

Trashi futbollisti më i mirë Jorgji lë pas gjyqtarët e tjerë

10:56 - 20.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mbrëmjen e djeshme, festën e fundvitit 2018, duke mbledhur kështu të gjitha klubet dhe ikonat e futbollit shqiptar, në një nga sallat e hoteleve në kryeqytet. Të pranishëm ishin presidentët e shumë klubeve, si Safet Gjici, Grigor Tavo, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, si dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Safet Gjici po diskutonte me presidentin e Luftëtarit, Grigor Tavo. Pas blerjes së Rrocës, mesa duket Kukësi e ka “piketuar” edhe Shkurtajn nga bluzinjtë, ku konkurrent ka edhe klubin e Partizanit. Figura të tjera të mëdha përmendim edhe Edvin Muratin, Lorik Canën, Shpëtim Duron e të tjerë. Në fjalën e presidentit Duka për mirëseardhjen e të ftuarve, shumë prej tyre e ngacmojnë me batuta nga salla, dhe buzëqeshja nuk i mungoi presidentit shumë herë gjatë fjalës. Të pranishëm ishin edhe mjekët e ekipit Kombëtar, Ylli Mihali, Altin Haxhia dhe Arzen Voci, njëkohësisht tre breza të stafit mjekësor të Tiranës. Ndërkohë, nga ekipi bardheblu përfaqësues janë presidenti Refik Halili, si dhe drejtori Arbi Laçi.




Legjendat e Kombëtares, i ka bashkuar Lorik Cana, ku u shoqërua e fotografua bashkë me Edvin Muratin, Klodian Duron dhe Elvin Beqirin, të katërt pjesë e suksesit historik ndaj Greqisë, 2-1 në 4 shtator 2004.

Në mbrëmjen e organizuar nga FSHF, janë shpërndarë edhe disa çmime për legjendat e futbollit shqiptar, por edhe për më të mirët e sezonit që lamë pas.

Ndërkohë, futbollisti më i mirë i vitit është shpallur Lorenc Trashi, ndërsa në futbollin e femrave, Megi Doçi është shpallur futbollistja më e mirë. Nuk ka dyshime për arbitrin më të mirë, dhe ai që zgjidhet është Enea Jorgji. Në një prononcim për Supersport pasi u shpall Lojtari më i Mirë i vitit 2018, është mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi, i cili shprehet i surprizuar për këtë çmim. “Meqë mora këtë trofe, dua ta mbyll edhe me një tjetër, duke fituar kampionatin. Këtë vit kampionati është shumë i fortë, dhe titullin e fiton skuadra që do bëjë më pak gabime. Këtë çmim nuk e prisja, u surprizova. Ndihem shumë i vlerësuar. Ky është viti im i pestë te Partizani, dhe çdo vit është folur për një transferim të mundshëm jashtë, por nuk është bërë asgjë. Këtë gjë e ka në dorë presidenti, unë do vazhdoj të jap maksimumin për Partizanin.” – deklaroi Trashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.