LIFE STYLE

E dëshmon shkenca, ‘frika nga birra’ është diçka e vërtetë

08:21 - 21.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është sezoni festiv i fundvitit dhe, në veçanti pas natës së Vitit të Ri, shumica e njerëzve zgjohen nga gjumi me një pyetje të vetme – “çfarë dreqin kam bërë natën e kaluar?”




Qoftë nëse keni kërcyer mbi tavolinë, e keni ofenduar shefin apo e keni telefonuar ish- partnerin, ka shumë gjëra që ju bëjnë të mërzitur ditën tjetër. Kjo ndryshe quhet ‘frika nga birra’ dhe, sipas shkencës, është diçka legjitime.

Duke folur për sajtin ‘Drink Aware’, Eva Cyhlarova, eksperte e shëndetit mendor, ka shpjeguar se pasi që alkooli është depresant, ai mund t’i lë konsumuesit të kenë probleme ta procesojnë stresin.

“Me kohën, konsumimi i tepërt i alkoolit interferon me neurotransmetuesit në tru të cilët nevojiten për shëndet të mirë mendor. Pra, përderisa alkooli mund t’ju ndihmojë të ballafaqoheni me stresin në periudhë afatshkurtër, në periudhë afatgjate kontribuon në ndjenjat e depresionit e ankthit, si dhe jua vështirëson ballafaqimin me stresin”, – ka treguar ajo.

Kështu, në periudhë afatgjate, ankthi është më i mundshëm. Ekspertët tjerë tregojnë se alkooli i imiton efektet e neurotransmetuesit GABA, i cili u ndihmon njerëzve të ndihen më pak të ‘frenuar’, gjë e cila shpjegon se përse ndiheni më të qetë dhe më të shoqërueshëm kur pini alkool.

Por, gjatë ditës së ardhshme, këto efekte kthehen prapthi, dhe ankthi arrin majat


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.