Kryesore

Ekskluzive/ Pjerin Ndreu: Pse dua të kandidoj për kryetar bashkie. Ndocaj, fluskë sapuni

17:32 - 22.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti socialist Pjerin Ndreu e pranoi hapur në “Politika Online”, në gsh.al se kërkon të kandidoj për kryetar Bashkie në Lezhë, në zgjedhjet lokale të qershorit. Ai jep edhe arsyet se pse kërkon të jetë në këtë post.




“Lezha ka nevojë për ndryshim, kjo është kryefjala. Ajo lloj sjellje administrative nuk po hy në politike, është skandaloze”.

Çfarë të bën të largohesh nga pushteti ligjvënës në pushtetin lokal?

Është stili im i të vepruarit. Të flasim qartë, nuk kam çfarë fsheh. Unë nuk e gjej veten aty ku duhet duke qenë parlamentar. Ta them troç. Kjo është çështje edukate, sjelljeje, mënyrë formimi. UNë jam lojtar terreni që të luaj në terren. Ta marr një detyrë e ta bëj unë, ta bëj mirë apo keq mbaj përgjegjësi unë për atë. Unë nuk shpreh dot atë që kam mundësi ta shpreh dhe nëse e shpreh jam kundra kohë. Ka një gjë politika shqiptare që duhet të jesh dakord me një gje që në fakt ti nuk je i bindur pse je dakord. Këtë problem e kanë shumë depytetë nuk jam vetëm unë. Por unë e kam shumë problem. Kam pasur edhe mosmarrëveshje me drejtues të PS spese shpesh herë më duhej të mbaja qëndrimet e mia personale, por që nuk janë pritur mirë. Fatkeqësisht në politikë jam detyruar të bëjë dhe kompromisë që nuk i kam dashur.

I pyetur për kandidaturën e Eduard Ndocajt për këtë bashki, deputeti socialist deklaroi: Flasim për gjëra më serioze. Nëse do gallat hajde bëjmë gallat. Nuk kam konkurrim unë me nivele të ulëta. Mos e banalizo muhabetin. Refurzoj të të jap përgjigje, nuk ëhstë pyetje për mua. Unë konsideroj vetëm Partinë Demokratike, të tjerët janë fluska sapuni. Vendimi final do merret me daljen zyrtare të emrit.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. NGA BANDI POLIC, NGA POLIC I KORRUPTUAR NE DEPUTET, NGA DEPUTET I KORTUPTUAR DUHET TE SHKOJE NE BURG JO NE BASHKIN LEZHE.
    Të dashur bashkëqyetarë të Lezhës!
    Rama dhe shpura e tij kriminale, ende vazhdojnë të poshtërojnë vlerat e komunitetit tonë, duke serivur në përfaqësime të ndryshme individë me të kaluar të errët dhe me një veprimtari aspak të denjë për standardin qytetar të Lezhës.
    Sot, opinoni qytetar mësoi zyrtarizimin e Pjerin Ndreut, si kandidat i Partisë Socialiste për kreun e bashkisë Lezhë, lajm jashtëzakonisht i keq për pritshmëritë e lezhianëve, të cilët kanë 5 vite që poshtërohen nga Rama dhe sekti i tij politik.
    Nuk është rastësi, që këta servilë të pispillosur, pa asnjë kontribut dhe shërbim në dobi të komunitetit të serviren si kandidatë, pasi filozofia e Ramës dhe qasja që ai ka ndaj zonave të tilla, si Lezha, është modeli i qeverisjes me banditë.
    Bashkëqytetarë të nderuar!
    Ne nuk meritojmë të poshtërohemi me kandidatura të tilla, të cilat vërdallosen sa në një zonë në tjetërn, duke patur pikësynim vjedhjen dhe grabitjen e pasurive kudo ku shkojnë. Edhe pse polici Ndreu gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë deputet i Lezhës, asnjëherë nuk e ka ngritur zërin në drejtim të zgjidhjes së problematikave tuaj, por përkundrazi është shfaqur si dordoloc në krah të kryeministrit duke servirur madhështinë e servilizmit dhe të pafytyrësisë së tij.
    Kjo kandidaturë, që u imponohet qytetarëve lezhianë me prepotencën dhe arrogancën e partisë që zhbëri vlerat e përfaqësimit të komunitetit tonë, do të marrë një mësim të mirë më 30 qershor 2019, pasi vlerat e komunitetit lezhian nuk ia mundësojnë dhënien e mandatit një “cubi” që politikën e ngatërron me mjedisin e bandave ku ai vepron, ndaj dhe u bëj thirrje të gjithë lezhianëve të ndershëm, qytetarisë shembullore dhe vlerave të patjetërsueshme që ka komuniteti ynë, të mos cojnë dëm asnë votë për këtë kandidadurë, e cila do mbahet mend gjatë si kanddiadura më e zezë dhe më tallëse për Lezhën dhe qytetarët e saj.

    Përgjigju ↓