MILOSAO

Publicistika/ Nga EIR Plasari

16:13 - 23.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga EIR Plasari




I shkruaj së pamundurës
Ai është i bukur
Si nata e freskët e vereës që
Përkëdhel trupat tanë
Si ndriçimet e dritave
Të një qyteti të gëzueshëm.
Ai është i pakuptueshëm : net’
Të tëra kam ndenjur zgjuar,
Duke u përpjekur të kapja
Thelbein e tij –
Por … e kotë!
Ai është mashtrues,
Por është e pamundur
Ta shohësh duke mashtruar.
Ai dashuron
Por s’e din as vetë përse-
E megjithatë-
Nuk e imagjinoj dot të dashuruar!
Ai ka pësuar një goditje,
Kurrë nuk do të jetë i njëjti…
Dhe unë ndihem kaq bosh
Kur mendoj për këtë!
Mendja e tij aq e dëmtuar,
E pamundur t’ia heqësh dëmin,
Sepse tashmë ai ka mësuar të rrojë
Me të…
Të jetë rastësi që kaq shumë e dua? Pasi
Po ta vështrosh me kujdes
Asgjë të veçantë nuk dallohet tek ai!
Por… ç’rëndësi ka kjo?
Dua të jem aty ku s’mund të jem,
Dua të kem atë që s’mund të kem!
Dua t’i shkruaj së pamundurës,
T’i them që kurrë s’do mund të më ndalojë
Që ta dua!
***
Ditë pas nisjes sime, kishe pyetur
Se kur do të kthehesha?
Kishe marrë një përgjigje: kurrë!
Por nuk qe e vërtetë-
Do të kthehesha
Edhe pse jo dhe aq shpejt…
Frijdi thoshte: Gratë duan
Të kundërtën e asaj që mendojnë…

Ti nuk je për këtë lloj mërzie
Ti nuk je për këtë lloj mërzie,
Si nuk e kupton?
Të jesh kaq naïve
Nuk të falet!
Sepse je një hyjni –
Edhe mëkati më i madh
Tek ty duket i bukur!
***
Kjo mërzi e jotja
Si një libër
I hedhur pa mëshirë
Në mes të rrugës,
I lënë aty,
Në mes të makinave
Që lëvizin në trafik,
I lënë aty
Me shkronjat
Që derdhen
Në asfalt…

Dua ta lë trupin diku
Kur dhimbja fillon
Dua ta lë trupin tim diku
Dhe unë, pjesa ime pa peshë,
Pa trup
Të iki, të strehohem,
Larg nga e shpifura dhimbje
Që më përndjek…
Çfarë hobi e perjetshme kjo!
T’i iki dhimbjes.
Qetsomëni duke u ulur
Në zemrën time,
Duke buzëqeshur
Përdore të kapur.
Kur dëshira lart të të ngrejë
Godite dikë me këpucën
E dashurisë!
Fragment nga vdekja e Empedokliut
…E me zemër të hapur u
Betova para atij vendi
Të ashpër e të shumëvuajtur
Në mes të natës së shenjtë-
Që do ta dashuroja atë deri në vdekje,
Pa u epur, pa u frikësuar
Dhe dhash’ fjalën që do të pranoj pa
Ngurim, çdo të metë
Dhe enigmën e tij;
Kështu u lidha me të në
Një kordë vdekjeje.

Ujë dhe orë
Pa kuptim kjo orvatje
Dhe këto orë të qëndisura e të ngrira
Ujë, uji i freskët i mëngjeseve të akullta
Të zhytyra në freskinë e pafajshme…
Shoh fytyrën time në pasqyrë:
Ajo nga vetja më largon,
Të lidhura i kam duart,
Të fikur vullnetin
Përballë teje
Imazhi im.
Orët e qëndisura mbi krye i kam
Dhe vetmia kthehet në një lojë
Mëngjeseve si ky
Kujtoj shpesh fjalët që shkëmbenim dikur
Dhe ato bisedat e lëna përgjysëm…
Sot ky diell i çmendur
I ka zhveshur zgjimet e mia…
Në një furrë egzistenciale
Unë jetoj tashmë.

Duhen fshirë mendimet
Do kish dashur që netët të mos i përgjigjeshin
E që ditët të ishin po aq të kthjellta si dikur
E përmes të kthjelltave ditë
Të rikthehej ajo magji,
Magjia e dy trupave vezullues!
Por vetëm ditë dimri e prisnin,
Përleshja e ftohtë e asaj stine
Do ta shoqëronte në heshtje
Për shumë kohë…
Aq sa mendimi do të kyçej,
Do të fshihej!
Të ngrira
Në qetësinë e të ftohtit
Mendimet fshihen një e nga një
Edhe pse pjesë e atij trupi
Ato ishin dikur!
Do të zhdukej me to edhe ajo
Si efundit pjesë e së pafundmes ekzistencë-
Ajo ekzistencë e cila padrejtësisht
Të lidhur me atë vend e mbante.

Trup
Një energji e re krejt e panjohur
Vitet I ktheu në një stuhi të zemrës,
Asnjë kujtim s’kish më rëndësi,
Asnjë fytyrë s’kish më brishtësinë e dikurshme
Dhe ato vende, njerëz e ditë
Para meje u shembën si muret e një tempulli
Të mallkuar nga perënditë!
Qëndroi në këmbë vetëm portreti yt
Sepse të dashuroja me shpirtin përgjumur.
Në këtë trup e kyçur kish qëndruar
Një dashuri që edhe kohës i ngjallte frikën
Si një stuhi e çmendur
E fshehur në një ditë korriku.
Nën lekurë diçka e madhe fjeti
Për vite me radhë…
Shenja nuk dha të energjisë
Që do të çlironte…
Nuk mund të kuptohet ajo çka
Trupi fsheh,
Askush nuk e kupton,
Deri në çastin kur është tepër vonë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.