Kronikë

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

10:29 - 02.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalo në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, kur sipas medias greke Elvis K. dhe Leonard P. u arratisen nga qelia e tyre.




Gjithçka është zbuluar vetëm mëngjesin e së mërkurës, pasi gardianët panë që shqiptarët nuk ishin në vendin e tyre të vuajtjes së dënimit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë u pa që shqiptarët kishin prerë hekurat e dritares së qelisë dhe ishin larguar me litar në errësirë.

Mediat greke shkruajnë se policia është vënë menjëherë në alarm dhe ka organizuar punën për kapjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.