AKTUALITET

Emigrantët elbasanas marrin “dhurata” nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

10:48 - 02.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja – Me rastin e Festave të Fund vitit sportelet e Zyrave të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Elbasan u “pushtuan ” nga emigratët elbasanas që jetojnë prej vitesh në Evropë dhe jo vetëm.Sipas Kryerregjistruesit Mariglen Disha gjatë muajit Dhjetor të vitit që sapo u mbyll ka patur një dyndje të pazakontë për paisjen e tyre me Çetifikatat e Pronësisë , për marrjen e vërtetimeve të pronësisë si dhe të mjaft shërbimeve të tjera që ofrohen nga ZRPP.Ndryshe nga vitet e shkuara këtë prag fundviti emigrantëve ju dha përparësi për marrjen e shërbimeve .Madje sipas kryerregjistruesit të ZRPP për Elbasanin emigrantëve këto shërbime ju janë ofruar në kohën më të shkurtër të mundëshme duke ju bërë kështu “dhuratën” më të bukur për Krishtlindje dhe Vitin e Ri .Vetë emigrantët përfitues të shërbimeve pranë ZRPP të Elbasanit shprehen mjaft të kënaqur që pas shumë vitesh përpjekjesh dhe sorollatjesh pa fund arritën të marrin shërbimin e kërkuar i cili për shumë vite ju ishte refuzuar.




Zyra e ZRPP për Elbasanin gjatë fund vitit që sapo lamë pas ka qenë e parapërgatitur për përballimin e fluksit t madh të emigrantëve me banim të përkohshëm në shtetet e Europës Perëndimore dhe jo vetëm.Ata duke përfituar nga kohë qëndrimi në vendlindje për Festat e Fund Vitit u janë drejtuar masivisht Zyrave të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan për marrjen sa më të shpejtë të shërbimeve .Kryerregjistruesi Mariglen Disha në një prononcim lidhur me këtë çështje bëri me dije se prej disa javësh për çdo ditë pranë kësaj zyre gjatë dy javëve të fundit muajit Dhjetor kanë marrë shërbim të shpejtë të paktën 50-100 emigrantë emigrantë krahas qytetarëve të tjerë .Sipas tij në shërbim të emigrantëve dhe qytetarëve gjatë Dhjetorit 2019 u vunë në shërbim disa sportele që qëndruan për një kohë të gjatë hapur në mënyrë që të përballohej me sukses të plotë fluksi i madh i kësaj kategorie të aplikuesve .Ndërkohë që me shërbim perfekt ndaj emigranteve dhe qytetarëve ZRPP do të jetë jo vetëm gjatë këtij fillim viti , por gjithmonë.Në Elbasan te ZRPP ka një numër rekord të aplikimeve nga të cilat një pjesë të madhe e përbëjnë familjet e emigrantëve .Gjithsesi shpresohet që shërbimi ndaj qytetarëve pranë ZRPP -ve të përmirësohet së tepërmi gjatë 2018 pas bashkimit me ALUZNI-n.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.