Kronikë

Kush janë 2 shqiptarët që u arratisën nga burgu në Athinë

14:40 - 02.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat greke kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve, të cilët u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës.




Mediat greke bëjnë me dije se dy shqiptarët e arratisur janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa.  Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Dy shqiptarët janë arratisur mbrëmë në darkë por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.

Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.