AKTUALITET

Stuhia po vjen! Dëborë dhe temperatura deri në -17 gradë

14:55 - 02.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bëhuni gati! Moti i keq, me stuhi të fuqishme në zonat bregdetare, rrebeshe shiu dhe dëborë në zonat mbi 400 metra mbi nivelin e detit do të godasë vendin.




Paralajmërimi i parë u dha nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, që thekson se nga kjo e mërkurë e në vazhdim deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga temperatura nën zero.

Sipas meteorologut grek John Kallianos, në Adriatik dhe Jon do të ketë stuhi të frikshme. Reshjet, të shiut në zonat bregdetare dhe dëborë në zonat mbi 400 metra do të fillojnë pasditen e kësaj të mërkure.

Sipas tij temperaturat do të pësojnë një rënie drastike, madje dhe në zonat bregdetare termometri do të shënojë disa gradë nën zero.

Ditën e enjte meteorologu grek thotë se do të kemi reshje lokale dhe po do të shtohen masat shumë të ftohta të ajrit. I ftohti do të kulmojë ditën e premte, kur parashikohet që temperaturat të shkojnë në -17 gradë celsius në zonat malore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.