SPORT

Hysaj drejt Chelsea që në janar, dorëzohet Napoli

15:26 - 03.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Telenovela Elseid Hysaj te Chelsea mund të përfundojë brenda merkatos së janarit. Janë këto thashethemet që po qarkullojnë në mediat italiane, me Napolin që duket se është i hapur për të dëgjuar ofertat për Hysaj deri në fundin e këtij muaji.




Mungesa e minutave dhe refuzimi për të rinovuar kontratën e re, e kanë detyruar Napolin që të lë të lirë shqiptarin për të firmosur me një tjetër klub, ku Chelsea i drejtuar nga Maurizio Sarri është në “pole-position”. Hysaj ka një kontratë me Napolin deri në qershorin e vitit 2021 dhe nëse sjell në arkat e napoletanëve rreth 50 milion euro mund të firmos me cilindo ekip.

Nëse Hysaj do të firmos me Chelsea, shqiptari do të ishte blerja e dytë e Sarrit nga ish-klubi i tij, pas mesfushorit Jorginho.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.