SPORT

Ronaldo nuk ndalet, fiton një tjetër çmim

20:40 - 03.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cristiano Ronaldo vijon të korr suksese. Ylli portugez i Juventusit është zgjedhur si “Lojtari i Vitit” në Globe Soccer Awards” në Dubai, duke lënë pas dyshen franceze, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.




Edhe pse përballë dy kampionëve të botës, ish-ylli i Realit arriti të triumfojë, duke marrë votat e publikut. Mbrëmje e suksesshme edhe për një tjetër Ronaldo, me Fenomenin brazilian që u nderuar me çmimin e Karrierës, ashtu siç francezi Blaise Matuidi.

Një tjetër francez që u nderua ishte trajneri i kombëtares së “gjelave”, Didier Deschamps, i cili fitoi çmimin e “Trajnerit më të mirë të vitit”, ku veçohet triumfi në Rusi 2018. Fitues të tjerë të natës ishin Jorge Mendes (Agjenti më i mirë i vitit), Fabio Paratici nga Juventusi (Drejtori Sportiv më i Mirë i Vitit) dhe Sami Al Jaber (Arab Career Award).

Atletico Madrid u zgjodh Klubi më i Mirë i Vitit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.