SPORT

FIFA kundër UEFA-s, legjenda Boban: Nëse s’merren masa, klube si Milani dhe Interi…

11:37 - 04.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zvonimir Boban, i cili është edhe krahu i djathtë i presidentit Xhani Infantino dhe që njihet si një njeri që i flet gjërat qartë dhe troç, dhe këtë radhë pozicionohet qartë kundër UEFA-s.




Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, legjenda e Milanit është i destinuar të bëjë bujë me deklaratën e tij, kundër Fair Play Financiar, një sistem i vendosur nga UEFA, i kundërshtuar nga shumë klube në Europë.

“Nëse nuk ka rregullime në Fair Play Financiar, skuadra si Interi dhe Milani do të luftojnë gjithmonë të ringrihen, e të futen sërish në rrugën e duhur. Do të jetë e vështirë për to, por edhe për shumë ekipe që duan të konkurrojnë në nivelet më të larta.

Nuk mund të them shumë për punën që është bërë në 10 vitet e fundit për të siguruar pastërtinë e llogarive financiare në futboll, por këto rregulla nuk mund të ndalojnë investimet e reja”, – deklaroi Boban.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.