SPORT

Mavraj firmos në Gjermani, klubi i thur elozhe

10:04 - 04.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zyrtare, Mërgim Mavraj ka firmosur te skuadra e Ingolshtadit në Bundesligën e dytë gjermane një kontratë deri në vitin 2020 dhe do të udhëtojë menjëherë drejt Alikantes në Spanjë, për fazën përgatitore të ekipit. Pas një aventure gjysmën e parë të sezonit tek Arisi në Greqi, mbrojtësi vendosi të largohet dhe të rikthehet në Gjermani.




Kapiteni i Kombëtares shqiptare konsiderohet si një përforcim i nevojshëm për mbijetesën.

“Mërgimi sjell te ne cilësitë që na duhen për të qëndruan në ligë dhe të arrijmë objektivin sezonal. Ai është një fitues i vërtetë, e njeh futbollin gjerman dhe është një luftëtar i jashtëzakonshëm”, – u shpreh Harald Gartner, Drejtori për Komunikimin në klub.

Ndërkohë, vetë Mavraj e pranon këtë sfidë të re në karrierë: “Jam i bindur që do luftojmë për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Në karrierën time, kam përjetuar momente të ngjashme dhe tani dua të sjell eksperiencën time në klub.”

Ingolshtadi gjendet në vendin e fundit, atë të 18-të në Bundesligën e dytë gjermane, me 10 pikë, ndërsa lufton për të mos rënë nga kategoria.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.