SPORT

Zyrtarët e UEFA-s: Mançester Siti gati të përjashtohet nga Kupat e Europës

16:41 - 04.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

PSG dhe Mançester Siti nuk po kalojnë një moment të mirë jashtë fushave të blerta, duke qenë se në zyrat e UEFA-s, ‘po zihet’ diçka.




Merkatoja e shfrenuar që dy skuadrat kanë bërë në vite, mund të jetë një ‘vetëvrasje’ për to, duke qenë se UEFA ka nisur të hetojë dy klubet.

Mançester Siti duket shumë i rrezikuar për t’u përjashtuar nga Kupat e Europës dhe këtë e ka pranuar një nga zyrtarët e UEFA-s.

Ives Leterme, kreu i Komitetit të Kontrollit Financiar në UEFA, është shprehur se Siti po hetohet në lidhje me shkeljen e rregullave të ‘Fair Play Financiar’ dhe nëse kjo rezulton se është e vërtetë, atëherë ‘qytetarët’ do të përjashtohen nga Europa.

“Nëse pohimet konfirmohen, problemi do të jetë serioz. Ne mund të marrim sanksionin më të vështirë, që është përjashtimi nga Kupat e Europës. Gjithçka i referohet shkeljes së pretenduar të rregullave për ‘FFP’ të vendosur nga UEFA dhe se klubi i Mançesterit duket se e ka shkelur”, u shpreh zyrtari i UEFA-s, Leterme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.