SPORT

Alegri ikën nga Juvja, e zëvendëson Zidan

13:52 - 05.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maksimiliano Alegri do të largohet nga ekipi i Juventusit në fund të sezonit. Kjo sipas të përditshmes “Mundo Deportivo”, e cila ka thënë se sido që të shkojë ketë sezon, fiton apo jo, trajneri italian ka vendosur të largohet nga “Allianz Stadium”. Alegri ka kaluar një kohë mjaft të mirë me klubin bardhezi, ku ka pasur katër vite të suksesshme duke prekur finalet e Ligës së Kampionëve dhe duke fituar kampionatin.




Sipas medieve spanjolle tekniku do të marrë drejtimin e Realit të Madridit ose do të jetë i gatshëm për një aventurë në Premierligë. Juventus ka një ëndërr, Zinedine Zidane. Është ai lojtari që drejtuesit e klubit torinez po ngulmojnë të sjellin në Itali. Ish-futbollisti francez ka qenë më parë pjesë e Juventusit dhe si trajner ka bërë mjaft mirë duke arritur me Realin e Madridit atë që askush nuk e kishte arritur më parë, fitimin e 3 Ligave të Kampionëve radhazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.