SPORT

Fili divorcohet me Skënderbeun, mund të firmosë në Maqedoni

12:51 - 05.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Realdo Fili e ka mbyllur me Skënderbeun. Sulmuesi anësor në verë shkoi në Korçë me pretendime të mëdha, por në asnjë moment nuk e pa veten në qendër të vëmendjes. Fieraku në ndeshjen e fundit u preferua si titullar nga trajneri Orges Shehi, por më e mira e menduar nga ai ka qenë që ta mbyllte aventurën e tij me Skënderbeun tani. Kështu ka ndodhur dhe Fili ka deklaruar se arsyet e divorcit ka lidhje me aktivizimin e pakët. Gjithsesi, pas aventurës me fanellën bardhëkuqe dhe tanimë pret të nisë një eksperiencë të re. Ofertat nuk i mungojnë dhe shumë shpejt do të zgjedhë edhe skuadrën e tij të re.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.